Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në ora 10 për të zgjedhur kryetarin e këtij institucioni.
Kjo edhe është pika e vetme e rendit të ditës, e paraparë nga kryesia e Kuvendit.
Koalicioni PAN refuzoi të marr pjesë në vazhdimin e seancës në orën 15, kurse kryseuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, njoftoi se vazhdimi i seancës bëhet të premten.
Zgjedhja e kryeparlamentarit i hap rrugë formimit të Qeverisë, por mbetet ende në dyshim nëse koalicioni PAN ka votat e mjaftueshme për një gjë të tillë.