Pianistja Lule Elezi incizon CD ndërkombëtare në Mozart Haus të Vjenës

Pianistja Lule Elezi incizon CD ndërkombëtare në Mozart Haus të Vjenës

Pianistja shqiptare Lule Elezi ka incizuar CD ndërkombëtare në Mozart Haus të Vjenës. Në këtë CD është përfshirë interpretimi i pianistes në veprat e kompozitorëve botëror si: Ludwig van Beethoven dhe Frederic Chopin.

Incizimet e kësaj CD-je kanë zgjatur tre ditë, kurse iniciatorë dhe mbështetës të këtij projekt janë kryetari dhe nënkryetari i Shoqatës Ndërkombëtare F.Chopin, me seli në Vjenë, shkruan KultPlus.
Elezi nuk ka dhënë detaje se me cilin produksion do të publikohet kjo CD, përpos asaj se edhe produksioni do të jetë i nivelit ndërkombëtar, sikurse që nuk ka njoftuar edhe periudhën se kur do të bëhet promovimi i kësaj CD-je.

Elezi është pritur edhe nga ambasadori i Kosovës në Austri, Sami Ukelli, i cili është njoftuar nga afër për incizimin e CD-së së Lule Elezit.

Ndërkohë, incizimi i CD-së është vetëm pjesë e projekteve të Lule Elezit në paraqitjet e saja jashtë Kosovës, pasi që pianistja shqiptare të enjten do të prezantohet me një koncert solistik të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Berlin të Gjermanisë, ku Elezi do të paraqitet me vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe ndërkombëtar.