‘Peshku i madh’ shpërthen humori në rrjetet sociale

08.11.2017 10:46
‘Peshku i madh’ shpërthen humori në rrjetet sociale

SHBA e BE kërkojnë nisjen e arrestimit të “peshqve të mëdhenj” në Shqipëri.

Vet ambasadori amerikan Donald Lu, duke përshëndet operacionin “Forca e Ligjit” për herë të parë vendosi afate se kur pret rezultate nga ky operacion.

“Të flasim me vepra dhe jo me fjalë. Presim që ky plan agresiv i Qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm dhe ky sukses të vazhdojë me SPAK-un dhe BKH-në”, deklaroi ambasadori Donald Lu.

Kjo është ajo që presin partnerët ndërkombëtarë, tha Lu, e po ashtu edhe qytetarët shqiptarë.

Se a do të ndodhë kjo mbetet për t’u parë, por fakt është se rrjetet sociale janë mbushur me humor.