Peshkopi serb kërkon të bisedohet me përfaqësues ndërkombëtar për arrestimin e Bogdan Mitroviqit

Peshkopi serb kërkon të bisedohet me përfaqësues ndërkombëtar për arrestimin e Bogdan Mitroviqit

Peshkopi Teodosije ka bërë thirrje sot që çështja e arrestimit të Bogdan Mitroviqit të diskutohet sa më shpejt që të jetë e mundur në bashkëpunim me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë.

Sipas tij, serbët, veçanërisht ata që duan t`i renovojnë pronat e tyre, po përjetojnë këtë proces si një presion tjetër nga institucionet e Kosovës për qytetarët e nacionalitetit serb, shkruan Klan Kosova.

Mitroviq u arrestua në Suharekë në fillim të kësaj jave me rastin e shënimit të një feste fetare serbe.

Lidhur me këtë Teodosije thotë se ky rast hodhi hije në gëzimin e kësaj festë, sidomos duke pasur parasysh se ai kishte ardhur lirisht në Kosovë në vitet e mëparshme dhe askush nuk kishte asnjë dyshim për atë në atë kohë.

74-vjeçari Bogdan Mitroviq u arrestua nën dyshimet për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.