Pesë vjet burgim për terrorizëm për anëtarin e LISBA-s

Pesë vjet burgim për terrorizëm për anëtarin e LISBA-s

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me pesë vite burgim Musa Ademin, i cili akuzohet për nxitjen e të rinjve për t’iu bashkuar luftës në Siri.

Ademi është anëtar i Lëvizjes Islame Basko – LISBA, e cila drejtohet nga Fuad Ramiqi, i cili poashtu është nën akuzë.

Sipas gjykatës, Ademi duke filluar nga gushti i vitit 2013 në Kosovë, vazhdimisht u ka bërë thirrje personave të tjerë për pjesëmarrje në aktivitetet e organizatës së quajtur ISIS.

“Ai ka bërë propagandë intensive, verbale si dhe përmes rrjeteve sociale, përmes të cilave ka dërguar informata dhe fotografi lidhur me aktivitet terroriste të kësaj organizate, e njëkohësisht prej burimeve të ndryshme ka siguruar fonde të ndryshme materiale duke blerë biletat e aeroplanit te nxjerra në një agjenci,  për linjën Prishtine -Stamboll,  dhe atë gjatë muajit gusht 2013 për personat  B.H dhe F.I të cilët në të njëjtën date kanë udhëtuar nga aeroporti i Prishtinës  për në Stamboll, e pastaj u janë bashkuar organizatës terroriste ISIS, në Siri”, njofton gjykata.

Personi që ai kishte ndihmuar, B.H, më 25 mars të vitit 2014 ka kryer akt vetëvrasës terrorist në shtetin e Irakut duke vrare veten dhe 52 persona të tjerë, thuhet në njoftimin e gjykatës.