Pesë “urdhërat” e Mogherinit nga udhëtimi në Ballkanin e tensionuar

04.03.2017 11:52

Frederica Mogherini ka pasur një udhëtim kokëqarës nëpër 5 vende të Ballkanit Perëndimor, një rajon i trazuar nga zhvillimet politike me ndikim negativ në stabilitetin etnik, për çka edhe u detyrua të fliste qartë në secilin shtet që dëshiron të anëtarësohet në BE.

Pesë “urdhërat” e Mogherinit nga udhëtimi në Ballkanin e tensionuar

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka mbajtur një turn të vizitave në Ballkanin Perëndimor në një kohë kur tensionet etnike dhe politike po pengojnë procesin e integrimeve evropiane të vendeve të Ballkanit.

Që nga 1 marsi Mogherini ka filluar vizitat e saj  në Malin e Zi, Maqedoni, Serbi, Shqipëri dhe Kosovë ndërsa anuloj vizitën në Bosnje dhe Hercegovinë.

Takimi mes krerët e institucioneve të shteteve që vizitoj, Mogherini u obligua të ketë takime shtesë edhe më partitë opozitare ashtu si në Kosovë por edhe në Shqipëri, ndërsa nuk u mirë pritë aspak mirë në Kuvendin e Serbisë, nga partia radiale.

Mogherni, ka mbajtur takim jashtë agjendës së saj me krerët e partive opozitarë të Kosovës, ku temë diskutimi ishte ka qenë problemet që po bllokojnë punën e institucioneve të Kosovës, demarkacioni dhe asociacioni.

Ajo alarmojë deputet se është momenti i fundit që Kosova ta ratifikojë këtë marrëveshje sepse ratifikimi i tij është kusht për liberalizimin e vizave.

Mogherni një ditë para të përballët me opozitën në Kosovë u obligua të dal jashtë agjendës së saj edhe në Shqipëri duke u takuar edhe me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Ku në temë diskutimi ishte situata e krijuar dhe këmbëngulja e opozitës për zgjedhje të lira dhe teknike.

Mogherini, në kohën më të tensionuar ndër vite vizitoj Maqedonin atje ku, presidenti Gergov Ivanov, ditë më parë tha se nuk do ta mandatojë liderin e Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev për krijimin e qeverisë së re.

Për të cilin Mogherini, këmbënguli para presidentit Ivanov të mos shkelë parimin themelor të demokracisë, të ndryshojë vendimin për mosdhënien e mandatit kreut të opozitës, Zoran Zaev.

E, situatë aspak më të mirë nuk e priti në Kuvendin e Serbisë atje ku u fjalimi i saj nuk u dëgjua pothuajse fare kjo për shkak të deputetëve të opozitës të cilët bërtisnin “Rusia, Serbia, nuk ka duhet BE-ja”, e nën tingullin e këtyre brohoritjeve, Mogherini e nervozuar ju sugjeruar ta ruajnë zërin deputet për zgjedhjet që do të mbahen me 2 prill në Serbi.

Vetë, Mogherini, para se të nisej për në këtë turn katër ditore kishte pritur këto tensione por ajo kishte arsyetuar se po punoj që ta shohim secilin prej partnerëve të Ballkanit perëndimor të ecë në rrugën e reformave drejt Bashkimit Evropian e për t’u siguruar që procesi është i pakthyeshëm./Insajderi.com