Pese të lënduar nga një sulm në Dusseldorf, policia arreston dy të dyshuarit e parë

Pese të lënduar nga një sulm në Dusseldorf, policia arreston dy të dyshuarit e parë

Së paku pesë persona kanë mbetur të lënduar pas një sulmi me sëpatë në stacionin qendror të trenave në Dusseldorf të Gjermanisë, ka konfirmuar policia.

Sulmi ndodhi në mbrëmjen e së enjtes rreth orës 21:00.

Dy arrestime ishin bërë menjëherë, ndërsa policia nuk ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes edhe të më shumë sulmuesve. Nuk ka raportime për fatalitete.

Policia menjëherë ka rrethuar vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët raportohet se kanë deklaruar se kanë parë shumë persona të lënduar në tokë.

Stacioni qendror i Dusseldorfit shfrytëzohet nga së paku një çerek milioni pasagjerë në ditë.