Pesë shtetas serbë pranojnë fajësinë për organizim puçi në Mal të Zi

Pesë shtetas serbë pranojnë fajësinë për organizim puçi në Mal të Zi

Pesë shtetas serbë, Aleksandar Çuroviç, Nikola Gjuriç, Sinisha Cetkoviç, Dejan Stanojeviç dhe Ivica Matiç, të cilët ngarkohen për krijim të organizatës kriminale dhe terrorizëm në tentativë, sot kanë pranuar se kanë planifikuar të deportojnë me forcë përmes kordonit policorë dhe të marrin Kuvendin e Malit të Zi në natën e zgjedhjeve parlamentare më 16 tetor të vitit të kaluar.

Ata u dënuan me nga pesë muaj burg, raporton Anadolu Agency.

Ata në seancën dëgjimore në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, thanë se në Mal të Zi në prag të zgjedhjeve kanë ardhur për të mbështetur Frontin Demokratik.

Ata theksuan se u është thënë se do të vijnë shumë njerëz nga Serbia “për të mbështetur vëllezërit malazez dhe opozitën”.

Në këtë seancë u tregua rezervimi dhe një kopje e pasaportës së qytetarëve rus Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov, me të cilat ata kanë hyrë dhe dalë nga Serbia.