Pesë shqiptarë pjesë e Ligës së Kampionëve

13.09.2016 17:31

Sonte starton gara më e madhe e futbollit evropian - "Champions League", derisa katër futbollistë shqiptarë do jenë pjesë e kësaj lige këtë vit.

Pesë shqiptarë pjesë e Ligës së Kampionëve

Bëhet fjalë për Taulant Xhaknën që luan te Basel, Elseid Hysajn që luan te Napoli, Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin, që luajnë te Arsenal, raporton Insajderi.

Këtë javë Basel i Xhakës sonte luan ndaj klubit bullgar Ludogorets Razgrad, Napoli i Hysajt kundër Dynamo Kyiv, si dhe Arsenal i Xhakës e Mustafit ndaj Paris Saint Germain.

Por shqiptarët nuk janë të përfaqësuar vetëm me lojtarë në ligën më të rëndësishme të Evropës. Janë edhe me trajner.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, drejton klubin Legia Warszawa dhe ai do të ndeshet fillimisht me Borussia Dortmund. /Insajderi.com