Me vetëm pesë komuna të fituara, Veseli thotë se PDK është lidere

Me vetëm pesë komuna të fituara, Veseli thotë se PDK është lidere

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se kjo parti është lidere në vend, edhe pse ajo i fitoi vetëm pesë komuna, sipas rezultateve preliminare.

“Jam tejet krenar me kandidatët tonë në secilën komunë, të cilët bënë një fushatë dinjitoze dhe me programe konkrete. PDK ka numrin më të madh të asamblistëve, ka dalë fituese në raundin e parë, ndërsa po presim numërimin e të gjitha votave në raundin e dytë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

“PDK mbetet lidere në shumë ndryshime, në sjelljen e figurave të reja në skenën politike, njerëz profesionistë, si dhe për hapësirën që u ka dhënë grave”, ka shtuar ai.

Megjithatë, ai ka thënë se kanë edhe shumë punë për të bërë.

“Natyrisht, kemi ende shumë punë para vetës, që janë punë në shërbim të vendit, për një qeverisje më të mirë, të pastër kudo në Kosovë. E rëndësishme dje ishte se edhe një herë dëshmuam demokraci të lartë, kulturë europiane në një proces zgjedhor. Për këtë, urime secilit!”, ka përfunduar ai./Insajderi.com