Pesë gra bëhen për spital nga burrat e tyre brenda 24-orëve

Pesë gra bëhen për spital nga burrat e tyre brenda 24-orëve

Pesë gra janë bërë viktimë si pasojë e rrajës nga bashkëshortët e tyre brenda 24-orëve në disa prej qyteteve të Kosovës. Policia e Kosovës ka raportuar se gratë si pasojë e dhunës kanë pranuar tretman mjekësor në qendrat rajonale të qyteteve ku ka ndodhur rasti.

Sipas raportit të policisë shumica e viktimave kanë qenë gratë të cilat janë rrahur nga bashkëshorti mirëpo në një rast është raportuar se një person ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Në qytetin e Fushë Kosovës dhe atë të Podujevës gjatë ditës së djeshme u raportua se dy persona të dyshuar u arrestuan pasi kishin sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre, shkruan Insajderi.

“Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë 09.08.2018 – 22:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti me 28.07.2018 e kishte rrahur viktimën femër K-Shqiptare. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë për rrahjen në qytetin e Fushë Kosovës.

Ndërsa në qytetin e Podujevë policia jep detaje se “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Mirëpo në qytetin e Gjilanit motra raporti vëllain e saj në polici se e kishte sulmuar, e cila pastaj është dashur të pranoj edhe tretman mjekësor, ndërsa vëllai i saj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

E në qytetin e Ferizajt një person kishte kërcënuar gruan dhe djalin e tij, i cili pas intervistimit nga ana e policisë është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në qytetin e Prizrenit i dyshuari në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht gruan e tij të komunitetit Rom dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se të martën në mbrëmje është vrarë Valbona Marku – Nrecaj me të bijën e saj nga ish-bashkëshorti.  /Insajderi.com