Pesë emra për pesë komuna – Alternativa zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet lokale

Pesë emra për pesë komuna – Alternativa zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet lokale

Partia e Mimoza Kusari-Lilës do të garojë në pesë komuna në zgjedhjet e 22 tetorit.

Ilir Deda nga kjo parti tha se do të garojnë të vetëm dhe se koalicioni ne nivel qendror me LDK-në nuk është përkthyer edhe në nivel lokal.

“Kolaicioni ynë në nivel qendror nuk është përkthyer në nivel lokal. Ndonëse jemi marrë vesh që të merremi vesh si të dalim në zgjedhje nuk e di pse kanë vendosur të garojnë ndaras”, tha Deda.

Alternativa do të garojë për kryetar komune në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Pejë dhe Mitrovicë.

Në Prizren do të ketë kandidatë Veton Çipën, në Gjakovë Mimoza Kusari-Lilën, në Pejë Reshat Nurboja, në Mitrovicë Mehmet Mehmeti dhe në Prishtinë Rifat Deri.