Pesë burrështetas kosovarë të fokusuar në një qëllim

Pesë burrështetas kosovarë të fokusuar në një qëllim

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxaj ka treguar se pesë burrështetasit kosovarë janë fokusuar në një qëllim të përbashkët, për të bindur Listën Serbe që të japë votën për të ratifikuar demarkacionin (Shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi).

Hoxhaj në klan ksoova ka thënë se falë mbështetjes të LDK-së është krijuar një kontekst i ri, sikur kemi folur edhe me Listën Serbe, e cila në mëto dy javë të fundit ka qenë pjesë e shumë takimeve që ka pas Veseli, Hardinaj, Limaj, Pacolli dhe unë.

“Falë mbështetjes të LDK-së është krijuar një kontekst i ri, sikur kemi folur edhe me Listën Serbe, e cila në mëto dy javë të fundit ka qenë pjesë e shumë takimeve që ka pasë Veseli, Hardinaj, Limaj, Pacolli dhe unë. Me sa e di unë, edhe Haradinaj dhe Veseli edhe gjatë orëve të fundit kanë pasur takime në Prishtinë dhe besoj që nesër në orën 16:00 kur fillon seanca, pas debatit do të kemi vota të mjaftueshme”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se pas marrëveshjes që ka nënshkruar presidenti Thaçi me presidentin malazez Vujoviq, ne kemi pas një bashkëpunim shumë të mirë si partner të koalicionit por kemi folur edhe me subjekte të tjera që janë në opozitë. Nëse nesër ratifikojmë Demarkacionin, mund ta zëmë ndoshta afatin e fundit.

“Gjatë këtyre tri javëve të fundit, pas marrëveshjes që ka nënshkruar presidenti Thaçi me presidentin malazez Vujoviq, ne kemi pas një bashkëpunim shumë të mirë si partner të koalicionit por kemi folur edhe me subjekte të tjera që janë në opozitë. Nëse nesër ratifikojmë Demarkacionin, mund ta zëmë ndoshta afatin e fundit që përmes rekomandimeve të këtij këshilli të merret në konsideratë progresi që kemi bërë në plotësimin e kushtit pothuajse të vetëm dhe më të rëndësishëm sa i takon zbatimit të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave”, ka përfunduar ai. /Insajderi.com