Përzgjedhësi i Kosovës: Vështirë ndaj Lituanisë, por do të tentojmë fitoren

Përzgjedhësi i Kosovës: Vështirë ndaj Lituanisë, por do të tentojmë fitoren

Përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg, ka folur pas tubimit të parë, duke thënë se po përgatiti fuqishëm për ndeshjen ndaj Lituanisë.

Sipas tij kjo ndeshje është e vështirë, por do të mundohen ta fitojnë edhe pse para vetes do taken njërën ndër kombëtaret më të forta në Evropë.

“Jam i emocionuar të shoh basketbollistët që kanë arritur të jenë pjesë e kualifikimeve. Do të përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje, ndonëse nuk do të jetë lehtë”.

“Të gjithë e dimë që Lituania është kundërshtar i vështirë, por ne do të kërkojmë rastin tonë. Nuk do të paraqitemi në fushë vetëm sa për të luajtur, kjo gjë është më se e sigurt, por do të luftojmë për të fituar”.

“Shpresoj që palestra të jetë e stërmbushur për këtë ndeshje, sepse kemi nevojë për përkrahjen e tifozëve tanë të flaktë, por edhe sepse për lojtarët tanë kjo është shumë e rëndësishme, pra përkrahja e të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

“Duam të bëjmë të pamundurën dhe do të japim maksimumin nga vetja, si në duel me Lituaninë ashtu edhe me Hungarinë”, ka thënë Greenberg.