Përvjetori i Pavarësisë bashkon të gjithë kandidatët e Drenasit

Përvjetori i Pavarësisë bashkon të gjithë kandidatët e Drenasit

Gjashtë kandidatët për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të kësaj komune i ka bashkuar përvjetori i 9 i pavarësisë së Kosovës.

Bashkim ky i forcave politike në Drenas u bë në koncertin kulturor e artistik që u mbajt në sheshin e qytetit “Fehmi Lladrovci”.

Në këtë aktivitet numri një i  Drenasit së bashku me Isa Xhemajlajn e Nismës,  Bedri Nikën e LDK-së, kryetarin e AKR-së në Drenas, Elmi Thaqin, atë të partisë Fjala, Vehbi Berisha si dhe asambleistin Xhavit Drenori ndan mirënjohje për kontribuesit në kulturë, art, sport, shkencë si dhe për nxënësit dhe studentët e dalluar,

Zgjedhjet e katër dhjetorit në këtë komunë nuk kishin nxjerr asnjë fitues duke detyruar që Lladrovci nga PDK dhe Xhemajlaj nga Nisma të garojnë në balotazh për të parin e kësaj komune. /Insajderi.com