Përulja e Griezmann e meriton ‘Topin e Artë’ para imazhit të Ronaldos

Përulja e Griezmann e meriton ‘Topin e Artë’ para imazhit të Ronaldos

“Paraqitja e francezit Antoine Griezmann gjatë gjysmës së parë të vitit 2016 nuk krahasohet me asnjë futbollist tjetër të botës, mirëpo ai nuk duket se po merr atë që meriton”. Kështu e kanë nisur shkrimin e tyre, mediumi i njohuri sportiv Goal.com, të cilët janë të bindur se futbollisti francez e meriton më shumë Topin e Artë se sa Ronaldo.

Përderisa Antoine Griezmann nuk bën diçka të jashtëzakonshme në finalen e së dielës në Euro 2016, ai nuk do arrijë ta fitojë Këpucën e Artë. Ky nderim në anën tjetër, do të shkonte për Cristiano Ronaldon.

Portugezi ka fituar “luftën” ndaj Lionel Messi, falë dy penalltive që kanë luajtur rol të madh. Ronaldo shënoi penalltinë e tij në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa rivali i tij argjentinas e konsumoi atë në Copa America.

Topi i Artë është monopolizuar që kur braziliani Kaka ngriti trofeun në vitin 2007. Nuk ka dyshim se dyshja Messi dhe Ronaldo janë lojtarët më të mirë në botën e futbollit, por statusi i tyre si të paprekshëm është joreal. Gjatë gjashtë viteve të fundit, edhe holandezi Wesley Sneijder dhe Franck Ribery e kanë merituar Topin e Artë, shkruan Goal.com, transmeton Insajderi.

Tani Griezmann është bërë lojtari i fundit i përçmuar në atë që është shndërruar në një cirk popullariteti, ku trajnerët e kombëtareve dhe kapitenët që votojnë “janë të detyruar” të dërgojnë votën e tyre për “dy futbollistët e mëdhenj”

Megjithatë, numrat e francezit kanë qenë të jashtëzakonshëm. Gjatë sezonit të kaluar ai ka shënuar 32 gola për një skuadër si Atletico Madrid që vazhdon të jetë konkurruese për rivalët e qytetit Real Madrid dhe Barcelona.

Rrugëtimi i Griezmann u prish vetëm pas një penalltie të humbur rastësisht gjatë finales së Ligës së Kampionëve kundër ‘Los Blancos’, por ai tregoi se mund ta shënonte një tjetër penallti në ekzekutimin e 11-metërshave nga dy skuadrat, të cilën fatkeqësisht Atletico e humbi.

Pas një fillimi të ngadaltë në Euro 2016, ai ka qenë një figurë kyçe në skuadrën e Francës dhe padyshim lojtari më i shquar i turneut. 25-vjeçari ka shënuar gjashtë herë në Evropian – më shumë se kushdo tjetër ndonjëherë në një kampionat të vetë, me përjashtim të legjendës franceze Mishel Platini.

“Mospërfshirja e Godin dhe Griezmann është e padrejtë për mua, por kjo është ajo që është vendosur “, deklaroi Simeone, trajneri i tij tek Atletico, kur ai nuk u përfshi në listën e tre prej futbollistëve më të mirë të botës. “Griezmann është duke kaluar një sezon të jashtëzakonshëm, dhe ka arritur një nivel shumë të lartë. ”

Mirëpo, Griezmann nuk dëshiron që ta promovojë veten si një individ në mënyrën e paraqitjes në fushë dhe jashtë saj, në krahasim me Ronaldon, i cili merret shumë me paraqitjen publike dhe imazhin, apo me vetullat e këputura, atë që shumë tifozë e aspirojnë.

Dëshira e tij me sa duket është të përulet dhe të punoj për skuadrën e tij, duke lënë përshtypjen se ai nuk e do shumë veten dhe nuk është një futbollist fitues.

Për të fituar një çmim individual si Topi i Artë, vetë-promovimi dhe imazhi kanë një rëndësi të madhe. Ronaldo mbledh shumicën e kamerave dhe medieve, një numër më të madh admiruesish, dominon në paraqitje publike dhe del në pah shumë më shpesh jashtë fushe. Kjo e bën atë që të jetë një kandidat i madh për të fituar Topin e Artë.

Futbolli, në anën tjetër, është një sport i cili vë në pah aftësinë e futbollistit që të ndihmojë skuadrën duke dhënë më të mirën nga vetja e tij. Griezmann i ka treguar këto vlera, por përderisa ai nuk shënon një ‘hat-rick’ të dielën, ai do të jetë shumë prapa Ronaldos për luftën e Topit të Artë. /Insajderi.com