Përtej parashikimeve – Donald Trump i afrohet Shtëpisë së Bardhë

04:49 - Hillary Clinton 104 nga 270 vota, Donald Trump 140 nga 270 vota.

Përtej parashikimeve – Donald Trump i afrohet Shtëpisë së Bardhë

Donald Trump, kandidati republikan për president të SHBA-së, ka thelluar epërsinë në kolegjin elektoral ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton.

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka fituar në Nju Jork, por rivali i saj republikan, Donald Trump, ka kapur Teksasin, i cili i ka dhënë një avantazh të konsiderueshëm në Kolegjin Zgjedhor.

Pas mbylljes së vendvotimeve në shtetet qendrore, lindore dhe jugore, fitoret e parashikuara për Trumpin i japin atij udhëheqje solide në votën popullore dhe në numërimin e Kolegjit Zgjedhor, shkruan rel.

Të dyja fushatat po presin me ankth rezultatet në shtetet e cilësuara si fushëbeteja: Pensilvani, Karolina e Veriut dhe Ohajo.

Analistët po vëzhgojnë nga afër edhe Floridën.

Virginia gjithashtu duket se është e prirë kah republikanët, çfarë do të ishte një goditje e madhe për Clintonin.

Pak minuta më parë Trump,  ka postuar një fotografi se çfarë gjendje është në këto momente.

“Duke i shikuar rezultatet në ora 9:45 të mbrëmjes”, ka shkruar Trump në Twitter.