Personat që rrahën Feron kanë një porosi për të

Personat që rrahën Feron kanë një porosi për të

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, katër ditë më parë është rrahur dhe kërcënuar me armë në njërën prej qendrave tregtare në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Ndërsa gjatë ditës së sotme kanë dalë para kamerave dy personat që e kanë rrahur Feron, Arjan Sirarina dhe shoku tjetër i tij Ligriti.

Sirarina ka thënë se Fero nuk është baba, dhe ka thënë për Feron se na nuk pritojna me ju kthy kohës së vjetër apet kush do që kërkon probleme.

“Fero na ka ngacmu, i merrke hygjym kamerës, thojke unë jam baba ktu, kadal more haver se nuk je baba ti ktu, na nuk pritojna me ju kthy kohës së vjetër apet kush do që kërkon probleme”, ka thënë Arjan Sirarina.

Ligriti i është drejtuar kamerës së ‘Eliteshow’ duke thënë për Feron që s’ka me harru kurrë fytyrën e tij, ai ka përmendur edhe Ulqinin për Feron.

“Fero s’ka me harru kurrë fytyrën temë, atij i kujtohet para dy vjetëve edhe Ulqini, s’mundet ai me harru Fero fytyrën temë, nuk është hera e parë që e ka pa ai Ligritin, por është hera e parë qysh ka pas qef ai me pa Ligritin ai e ka pa”, ka thënë Ligriti.

Ligriti ka thënë se Fero bojke Gang Gang, e na ja kemi bërë Bang Bang.

“Nuk kemi pas mosmarrëveshje, po ai nuk e ka ulë kryt poshtë, e qetash ja kam ulë krytë vetë poshtë për toke. Fero bojke Gang Gang, e na ja kemi ba Bang Bang”, ka përfunduar ai. /Insadjeri.com