Përshëndetja e ngrohtë mes deputetit të PDK-së dhe atij të PSD-së

Përshëndetja e ngrohtë mes deputetit të PDK-së dhe atij të PSD-së

Përshëndetje e ngrohte dhe tejet mall i ngjante sot përshëndetja mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atij të Partisë Socialdemokrate, raporton Insajderi.

Në pritje të fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi ndërprenë bisedën mes ministrit të Drejtësisë Abelard Tahirit dhe deputetit, Dukagjin Goranit. Për të filluar përshëndetjen e ngrohtë mes tyre.

Gorani sa kishte qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ai dhe bashkëpartiakët kishin kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës. Ata konsideronin se PDK duhet të rrëzohet nga qeverisja e vendit dhe si të tillë nuk do të bëhej koalicion me këtë parti. Të njëjtën qëndrim ka edhe partia ku aktualisht bënë pjesë Dukagjin Gorani.

Pika e parë e rendit të ditës në seancën e sotme do të jetë interpelanca e kryeministrit, Ramush Haradinaj në lidhje me ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike për katër komunat në veri të Kosovës./Insajderi.com