Përsëri filluan konfliktet e ashpra në mes të ukrainasve dhe pro rusëve

Përsëri filluan konfliktet e ashpra në mes të ukrainasve dhe pro rusëve

Konfliktet e forcave ukrainase dhe kryengritësve pro ruse në Ukrainën lindore kanë intensitet më të madh prej fillimit të vitit, lajmëron agjencia serbe Tanjug.

Ukraina ka lajmëruar se sot në mëngjes janë vrarë dy ushtarë ndërsa katër janë plagosur në luftimet rreth fshatit Juznoje.

Kryengritësit në rajonin e Donjeckut kanë akuzuar Ukrainën për goditje të kuartit të banuar me artileri të rëndë dhe tanke, dhe se katër civilë kanë vdekur, si dhe katër të tjerë janë plagosur në granatimin ukrainas javën e kaluar.

Zëvendësi i shefit të misionit vëzhgues të OESS Alexander Hug ka konfirmuar se janë vrarë dy civilë, si dhe tre të tjerë janë plagosur në shtatë ditët e kaluara, lajmëron Radio Evropa e Lirë.

Konflikti në mes të forcave ukrainase dhe pro ruse ka filluar në vitin 2014 pas aneksimit të Krimes nga ana e Rusisë dhe prej atëherë janë vrarë së paku 10.000 persona.

Edhe pse në vitin 2015 është nënshkruar marrëveshja në Minsk,e cila ndihmoi që të zvogëlohen armiqësitë, konfliktet edhe më tutje po ndodhin./Insajderi.com.