Përse prindërit indianë nuk u bërtasin fëmijëve?

21.08.2017 11:39
Përse prindërit indianë nuk u bërtasin fëmijëve?

Prindërit indian besojnë se bërtitja nuk do të ndihmojë në edukim. Hinduizmi, Budizmi dhe Islami ndërthuren në këtë vend për të ndarë më së miri traditat e tyre.

Edhe fëmijët më ‘të prapë’ shmangin dënimin këtu, dhe ka një arsye të madhe për një qasje të tillë.

Bright Side ju tregon sesi të bëheni prindër të mirë sipas familjeve indiane:

Të jesh i deruar

Fëmijët në Indi mësohen të jenë të sjellshëm që nga lindja me çdo gjë të gjallë. Durimi është një virtyt shumë i rëndësishëm, ndërsa emocionet dhe nervozizmi konsiderohen si vese.

Informacion i kontrolluar

Prindërit zakonisht i kufizojnë fëmijët e tyre për të parë televizor. Një qasje e tillë është shumë e rëndësishme sot, kur interneti dhe televizori mund të ndikojnë negativisht në personalitetin e fëmijës, në disa raste dhe të rrezikshme.

E para vjen sjellja

Gratë indiane janë veçanërisht të kujdesshme në lidhje me etikën në tryezë dhe u mësojnë fëmijëve të tyre sjellje të përshtatshme. Në moshën 2-vjeçare, një fëmijë falet kur luan me ushqimin, por në moshën 10-vjeçare, një sjellje e tillë nuk tolerohet.

Të japësh një shembull të mirë

Prindërit në Indi mendojnë se zakonet e tyre do të ndikojnë në karakterin e fëmijëve në të ardhmen, kur ata të rriten. Kjo është arsyeja se pse ata nuk i qortojnë fëmijët, por u tregojnë me shembullin e tyre se si duhen bërë gjërat. Edhe brezat e vjetër shpesh marrin pjesë, pasi disa familje mund të jetojnë nën një çati.

Një lidhje e ngushtë

Mjekët indianë rekomandojnë që nëna dhe fëmija të flenë së bashku në mënyrë që të mund të ndihen të qetë kur qëndrojnë afër njëri-tjetrit. Nëse një fëmijë është i shqetësuar, nëna e merr menjëherë në krahët e saj.

Të mendosh me zë të lartë

Edukimi shkollor ka të bëjë me spiritualitetin dhe tolerancën. Fëmijët mësohen t’i thonë mendimet e tyre me zë të lartë dhe t’i diskutojnë ato. Sistemi shkollor vetë i stimulon ata që të zbulojnë potencialin e tyre.

Tabutë e mësuesve

Mësuesit indianë duhet të jenë shumë tolerantë: ata nuk mund të tregojnë pakënaqësi ose të kërkojnë diçka që nuk e bëjnë vetë. Shpesh mësuesit mblidhen për të diskutuar rregullat dhe sjelljet e tyre dhe jo të fëmijëve.

“Më mirë se ti”

Detyra kryesore për çdo nxënës është të përmirësojë veten. Çdo muaj, nxënësve të suksesshëm u jepen karta speciale. Fëmijët indianë përpiqen të jenë më të mirë se vetja dhe jo se dikush tjetër.

Qëndrim joformal

Mësuesit nuk hezitojnë të tregojnë dashurinë e tyre për nxënësit. Megjithatë, ata nuk kanë nxënës të preferuar, sepse çdo fëmijë ka nevojë për nxitje.

Ashtu si në çdo vend, edukimi indian dhe parimet edukative bazohen në mentalitetin e vendit. Megjithatë, nuk ka asgjë të gabuar në marrjen e mësimeve prej tyre, duke u bërë kështu më i këndshëm dhe më i duruar me fëmijët.