Përse nuk po kompletohet transferimi i Matuidit tek Juventusi?

Përse nuk po kompletohet transferimi i Matuidit tek Juventusi?

Madje 30-vjeçari i përfaqësueses franceze kishte kryer edhe vizitat mjekësore tek Juventus përpara se të binte dakord me Zonjën për një kontratë trevjeçare me opsion për një vit të katërt. Gjithsesi, të enjten në mbrëmje, PSG e vazhdon ta mbajë të bllokuar transferimin e lojtarit, i cili nuk mund të nënshkruajë kontratën e re me Juven.

Marrëveshja financiare me vlerë rreth 20 milionë euro nuk është gjetur akoma. Dhe deri të enjten në mbrëmje problemi nuk është zgjidhur.

Në çdo rast, Antero Henrique, drejtori sportiv i PSG është i hapur për të negociuar dhe marrëveshjen e pengojnë disa milionë euro, shkruan Telesport.

Prandaj Matuidi nuk është prezantuar zyrtarisht. Me gjendjen aktuale, Matuidi nuk do të jetë në gjendje të debutojë me Juventus-in ndaj Cagliari-t.