Përqindja e votuesve që nuk morën pjesë në zgjedhjet e Vetëvendosjes

Përqindja e votuesve që nuk morën pjesë në zgjedhjet e Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur të dhënat e fundit për pjesëmarrjen e anëtarëve të saj në zgjedhjet për kryetar të partisë, të cilat u mbajtën dje, ku kandidat i vetëm ishte Albin Kurti.

Nga këto të dhëna, të cilat i prezantoi Adnan Rrustemi, del se në zgjedhjet e djeshme kanë marrë pjesë 10 mijë e 606 anëtarë, nga gjithsej 31 mijë e 350 sa i ka Vetëvendosje.

“Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2015, numri i anëtarëve është rritur gati në 60 përqind, kurse numri i anëtarëve që kanë votuar dje në këto zgjedhje është rritur thuajse në 100 përqind”, ka thënë Rrustemi.

“Në procesin e votimit ë mbajtur dje kanë marrë pjesë 10 mijë e 606 anëtarë nga gjithsej 31 mijë e 350 anëtarë. Pjesëmarrja në votime është 33.83 përqind”, ka shtuar ai./Insajderi.com