Përqindja e votuesve në Prishtinë deri në ora 15:00

Përqindja e votuesve në Prishtinë deri në ora 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar në ueb faqen e saj zyrtare daljen e qytetarëve që kanë votuar në rundin e dytë për Zgjedhjet Lokale.

Në Prishtinë deri në ora 15:00 kanë dalë 54 mijë e 571 votues, apo në përqindje 28.9 për qind.

Kutitë e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00/Insajderi.com