Përpos si zv/kryeministër, Dardan Gashi shkoi në Bruksel edhe për një shkak tjetër

Përpos si zv/kryeministër, Dardan Gashi shkoi në Bruksel edhe për një shkak tjetër

Delegacioni prej gjashtë burrave nga Kosova që gjatë ditës së djeshme qëndroi në Bruksel dhe befasisht aty është gjetur edhe zv/kryeministri i Kosovës, dhe njëkohësisht ministri i Diasporës, Dardan Gashi.

Ndonëse nuk është qartë arsyeja që Gashi u pa në një takim të nivelit të lartë, nga zyra e tij kanë dhënë përgjigje për Insajderin se Gashi ka marrë pjesë në këtë takim për shkak të përvojës së tij së bisedimeve me Serbinë, raporton Insajderi.

Takimi që ishte ftuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, bëri që tre liderët kosovarë, Thaçi, Haradinaj dhe Veseli ta shkelin ligjin duke udhëtuar të gjithë jashtë vendit në të njëjtën kohë. Por së bashku me ta ishin edhe tre zv/kryeministra duke përfshirë, Fatmir Limajn, Behgjet Pacollin dhe Dardan Gashin.

Temë diskutimi e këtij takimi sipas një përgjigje nga Qeveria e Kosovës për Insajderin kishte qenë uniteti i brendshëm i Kosovës sa i takon nivelit të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në një përgjigje për Insadjerin nga Lorik Pustina, zyrtar për media në Ministrinë e Diasporës, ka thënë se Gashi ka qenë në rolin e zv/kryeministrit si dhe në rolin e zyrtarit me përvojë të gjatë në procesin e dialogut.

Ai ka thënë se përvoja e Gashit ka bërë që ai të jetë pjesë e këtij delegacionit.

“Zëvendëskryeministri Dardan Gashi, në këtë takim ka qenë prezent në rolin e tij si zëvendës kryeministër dhe si zyrtar me përvojë të gjatë në procesin e dialogut, duke filluar si udhëheqës i delegacionit gjatë ‘Dialogut të drejtpërdrejtë’ me Beogradin gjatë viteve 2005-2006 si dhe anëtar i përhershëm i delegacionit ne bisedimet ne Vjene te cilat rezultuan me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Pustinës për Insajderin.

Tre liderët kosovarë, Thaçi, Haradinaj dhe Veseli injoruan ligjet e Kosovës kur dje dolën jashtë vendit të gjithë në të njëjtën kohë. Sipas ligjit një veprim i tillë është i ndaluar për shkak se vendi mund të mbetet pa udhëheqës.

Në këtë delegacion morën pjesë tre zv/kryeministra të Kosovës duke përfshirë, Fatmir Limajn, Behgjet Pacollin dhe Dardan Gashi.

Gashi po ashtu është duke u përballur me drejtësinë vendore për shkak se ndaj tij është ngritur aktakuzë për shkak të gjuajtjes me armë zjarri në ambiente të mbyllura. Ai derisa po festonte shpalljen e pafajësisë së Fatmir Limajt kishe gjuajtur me revole në një odë./Insajderi.com