Përplasje në qeverinë gjermane, shkak refugjatët

Përplasje në qeverinë gjermane, shkak refugjatët

Koalicioni qeveritar i Gjermanisë po përplaset lidhur me çështjen se si t’i integrojë më shumë se një milionë refugjatë të cilët janë mirëpritur në muajt e fundit në Gjermani, raporton euronews

E djathta Qendrore (CDU) është duke kërkuar për një qëndrim fillestar gjashtë mujor nëse marrin shumë minimale nëse janë në stazh.  Partia e kancelares Angela Merkel thotë se nëse ulet pagesa prej 8.50 ulet, do të rritet edhe numri i vendeve të punës të ofruara nga punëdhënësit.

Social Demokratët (SPD) dhe të Gjelbrit, sidoqoftë, thonë se refugjatëve duhet t’u jepet paga minimale. Ata kanë refuzuar idenë e CDU-së tërësisht dhe këtë e ka konfirmuar edhe Sekretarja Gjenerale e SPD-së, Katarina Barley, raporton Insajderi

“Ulja e pagesës minimale për refugjatët nuk do të jetë e mundshme me ne. Sepse, vënia e refugjatëve përballë atyre që kanë një kohë të vështirë pune në tregun e punës do të rrezikonin solidaritetin social në shoqërinë tonë”, ka thënë ajo.

CDU-ja thotë se refugjatëve duhet t’u mundësohet që të fitojnë për të mbijetuar nëse dëshirojnë që të qëndrojnë në Gjermani.

Ata thonë se aftësi të mjaftueshme në gjuhë, pranim të ligjit dhe shoqërisë gjermane dhe një dosje të pastër kriminale janë thelbësore./Insajderi.com