"Sharlatanë" dhe "kancer" të sportit kosovar i ka quajtur Federata e Mundjes së Kosovës udhëheqësit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), teksa ka refuzuar ftesën e instituc" />

Përplasje e ashpër mes Federatës së Mundjes dhe KOK-ut – rrezikohet e ardhmja e një sportisti

Përplasje e ashpër mes Federatës së Mundjes dhe KOK-ut – rrezikohet e ardhmja e një sportisti

“Sharlatanë” dhe “kancer” të sportit kosovar i ka quajtur Federata e Mundjes së Kosovës udhëheqësit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), teksa ka refuzuar ftesën e institucionet më të rëndësishëm kosovar të sportit për pjesëmarrje në ceremoninë e “Laureatët e Vitit 2017”.

Një njoftim i Federatës së Mundjes së Kosovës (FMK) është bërë shkak i një përplasje të ashpër mes FMK-së dhe KOK-ut.

Me të refuzuar ftesën e KOK-ut për pjesëmarrje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për sportistët më të mirë të vitit 2017, Federata e Mundjes ka lëshuar akuza të ashpra ndaj drejtuesve të KOK-ut, raporton Insporti.

“Bordi i FMK-së nuk do merr pjesë në ceremonitë e tilla çka i organizon KOK, derisa ketë institucion e udhëheqin sharlatanët e llojit të Besim Hasanit dhe Shasivar Haxhijajt”, ka thënë FMK, përmes një komunikate. “Bordi i FMK-së mendon se këta dy persona janë kanceri i sportit kosovar, prandaj në meset ku ka sëmundje nuk shohim arsye të marrim pjesë.”

E në një reagim të publikuar sot, Komiteti Olimpik i Kosovës i ka quajtur të pandershme dhe të papranueshme deklaratat e Federatës së Mundjes dhe të trajnerit të mundjes, Sylejman Shala – i cili është trajneri dhe prindi i mundësit Edon Shala.

“I tillë është rasti i Sylejman Shalës, trajnerit dhe prindit të mundësit, Edon Shala, i cili prej muajit shtator të vitit të kaluar merr bursë olimpike Tokyo 2020 nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Vetë Shala është përzgjedhur nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut si kandidat për të fituar normën olimpike Tokyo 2020, për çka merr pagë mujore në vlerë 250 euro”, thuhet në reagimin e KOK-ut.

Por, në mesin e përplasjes mes FMK-së dhe KOK-ut qëndron e ardhmja e sportistit Edon Shala. KOK-u ka thënë se do ta shqyrtojë mundësinë që të mos i japë më bursë Shalës.

“BE i KOK-ut do të shqyrtojë seriozisht rastin e përgënjeshtrimeve të fundit të Shalës në emisionin ‘Sports Show’ në Klan Kosova, shkaku i të cilit garuesi i tij mund të rrezikojë vazhdimin e marrjes së bursës”, ka deklaruar KOK. /Insporti.com