Perplasja mes VV-së e PDK-së merr kahje komike

Debatit të hapur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i është përfshirë edhe një person që nuk bën pjesë në asnjërën prej partive. Por, Avdullah Hasani, kryetar i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK) ka reaguar ashpër ndaj zyrtarit të PDK-së, Blerand Stavileci.

Perplasja mes VV-së e PDK-së merr kahje komike

Pasi debati mes zyrtarëve të dy partive VV dhe PDK eskaloi në terma ofendues dhe poshtrues, me të njëjtën gjuhë në këtë debat është përfshirë edhe një person krejtësisht irrelevant, kryetari i KREK-ut, Avdullah Hasani.

Drejtuesi i Këshillit Rinor Evropian të Kosovës ka përdorur një postim në Facebook për t’i ka kërkuar zyrtarit të PDK-së, Blerand Stavilecit që ta “rrudhë gojën” dhe të mos i ofendojë qytetarët e qytetit të Shtimës, raporton Insajderi.

“Blerandi ta rrudhë gojën dhe garat politike t’i bëjë korrekte dhe të mos përpiqet t’i ofendojë qytetarët e Shtimes sepse ata nuk ofendohen nga soji i asnjë politikani”, ka thënë Avdullah Hasani.

Stavileci po shkëmben akuza tash e disa ditë më zyrtar të Vetëvendosjen. Për Dardan Molliqajn, ministri i Zhvillimit Ekonomik ka thënë se ‘’po e linçon partia dhe se Shtimja po e pret me padurim.’’

Kryetari i KREK-ut është me origjinë nga qyteti i Shtimës. /Insajderi.com