‘Përplasja’ Gaxherri-Zeka

‘Përplasja’ Gaxherri-Zeka

Në kohën kur kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, konstatoi se propozimi i koalicioni PAN për shtyrje të seancës për dy orë, për shkak se kanë nevojë për konsultime, por që votat ishin 60 me 60.

Dhe sipas rregullores së Kuvendit, kur votat janë të njëjta, atëherë llogaritet si dështim i një propozimi.

Pas kësaj, deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, doli në foltore dhe e kontestoi numërimin zyrtar të votave në kuvend, duke thënë se propozimi i koalicionit PAN për shtyrjen e seancës moti 60 vota kundër dhe 59 pro.

Ajo ka shtuar se deputeti i Nismës për Kosovës, Milaim Zeka, nuk ka marrë pjesë fare në votim.

Kjo bëri që deputeti Zeka të reagojë, duke thënë se edhe ai ka votuar për shtyrjen e seancës për 2 dorë, por që ndoshta deputetja Gaxherri nuk ka arritur ta shohë votimin e tij.

Kështu, përfundimisht kuvendi e llogariti edhe votën e deputetit Zeka, duke dhënë rezultatin përfundimtar 60 pro dhe 60 kundër./Insajderi.com