Përplasja e Ramës me Zhejin: Mos mu drejto me “ti”

Përplasja e Ramës me Zhejin: Mos mu drejto me “ti”

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një intervistë ekskluzive në “360 Gradë” te Artur Zhejit në Ora News.

Pjesë nga intervista:

Zheji: Ti ke mundësi me një fishkëllimë…

Rama: Unë jam ‘ju’ nuk jam ‘ti’.

Zheji: ‘Ju’ nuk e përdorim se nuk jemi në monarki.

Rama: Unë po ju flas me ju.

Zheji: Duhet t’ju flas dhe unë me ju?

Rama: Po.

Zheji: Mirë, t’ju zoti Rama se ‘ju’ s’më del. Nuk më del sepse nuk je dy-tre.

Rama: ‘Ti’ jo. Ti-në ia lejoj njerëzve me të cilët kam konfidencë.

Zheji: Nuk më shqetëson fare. Mendova se do e bënim me ti, zakonisht edhe kryeministrat e tjerë e kanë këtë që preferojnë të ta japin ‘ti’.

Rama: Të tjerët kanë qenë më miqësor dhe unë nuk jam kaq miqësor.

Zheji: E kuptova dhe të falenderoj që nuk je kaq miqësor me mua. Z.Kryeministër, praktikisht ju me një fishkëllimë mund të thërrisni 20 gazetarë që t’ju vijnë, të keni një konferencë shtypi të palimit.

Rama: Ç’i dua?

Zheji: Mos më thoni mua ose neve që juve keni ardhur këtu dhe nuk doni të bëni debat me mua. Sepse nëse juve keni ardhur në studion e Zhejit, është ky vend si i keni juve ato epitetet se çfarë jemi ne, t’i ke ardhur t’i thuash atyre që të ndjekin që ‘Unë s’e kam problem, jam superior ndaj tyre.’ Nga ana tjetër, unë ju kam ftuar që nëpërmjet kësaj trysnie bisede, zotëri juve të nxirrni ato gjëra që nuk i nxirrni në gjendje qetësie.

Rama: Unë kam ardhur të përgjigjem.

Zheji: Unë kam ardhur të të nevrikos sepse nuk bie dakort me ty. Se përndryshe ke 20 pula që të rrijnë me kamera.

Rama: Ju i thoni pula kolegëve tuaj, unë s’u kam thënë asnjëherë.

Zheji: Ju pra i keni thënë jeni pula, ju pjekim, jeni pula.

Rama: Jo, asnjëherë. Ju kam thënë që hani pula.

Zheji: Po pra, hani pula. Hajnë këta gazetarët e vegjël. Se ne pula nuk jemi, as seksualisht nuk kam dyshim.