Përplasja me Agim Veliun mund ta ketë lënë pa punë Shemsi Jasharin

Përplasja me Agim Veliun mund ta ketë lënë pa punë Shemsi Jasharin

Drejtori i i Departamenti brenda strukturës organizatave të Agjencisë për Kontrollin Ajror në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”, Shemsi Jashari, u shkarkua nga pozita pasi pati konflikt verbal me kryetarin e Podujevës, Agim Veliun.

Konflikt lindi pasi Jashari që është udhëheqës i rrjetit të OJQ-vë, “DFK” publikoi një raport për pronat në komunën e Podujevës.

Raporti shkaktoi reagimin e Veliut i cili e quajti Jasharin ‘shërbëtor të partive të ndryshme”.

Pas përplasjeve me Agim Veliun, ky zyrtar i AP-së  nuk e përjashton mundësinë që në largimin e tij të ketë qenë i përfshirë edhe vet kryetari i Podujevës.

Jashari thotë se ndërrimin e detyrës e ka pranuar me anë të një e-maili.

“Pozita ime është ndërruar por nuk kam informata tjera. Duke pasur parasysh gjuhën ndaj raportit nuk përjashtohet edhe ajo mundësi për ndërhyrje (Agim Veliut v.j.). Mirëpo, nuk kam konfirmim zyrtar dhe vetëm përmes e-mailit më është kumtuar ky lajm”, është shprehur ai, njofton televizioni publik.

Jashari ka akuzuar kryetarin e Podujevës për ndërhyrje në pronat komunale që janë të dëshmuara me fakte nga organizata të cilën e përfaqëson.