Përpjekja e KAWA Group për ta mashtruar opinionin me aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

Përpjekja e KAWA Group për ta mashtruar opinionin me aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

Ndonëse ishte vetëm njëra prej subjekteve që i janë bashkëngjitur aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”, kompania e ndërtimit, “KAWA Group”, nëpërmjet portalit që e ka në pronësi, ndërtimi.info, është përpjekur që ta mashtrojë publikun se ajo ka qenë organizatore e këtij aksioni.

Titullin e këtij aktiviteti e ka titulluar “Fillon aksioni Ta Pastrojmë Kosovën në organizimin e KAWA Group”.

Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktoj sot me pronarin e kompanisë së ndërtimit, KAWA Group, Valon Vataj, mirëpo nuk ka marr asnjë shpjegim nga ai pse ka ndodhur ky mashtrim i opinionit.

Mirëpo kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek organizatorët. Por pas disa orësh është ndryshuar titulli dhe është vendosur “Kompania e ndërtimit vullnetarisht pastron deponinë ilegale më të madhe të mbeturinave.

Aksioni „Ta pastrojmë Kosovën” mbahet nën organizimin e Qeverisë së Kosovës dhe drejtohet nga zyra e kryeministrit dhe Ministria e Mjedisit, ndërsa i gjithë aksioni implementohet nga organizata “Let’s do it Kosovo”.

Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën”, do të zgjasë tre muaj. Ndërsa sot me fillim nga ora 10:00 në 35 komuna morën pjesë mbi 100 mijë persona për ta pastruar qytetet ku ata jetojnë.

Ndërsa në kryeqytet ky aksioni nisi nga deponia më e madhe ilegale në Prishtinë, e cila gjendet në lagjen “Kalabria”,  ku mori pjesë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), KFOR dhe Policia e Kosovës.

Aksionit iu kanë përgjigjur përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare në Kosovë. Ai nisi në deponinë më të madhe në Prishtinë, e cila do të bëhet park për fëmijët.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se po e nisin aksionin për ta pastruar Kosovën, pasi për dy dekada është gjuajt mbeturina në gjithë vendin.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bëhen pjesë të këtij aksioni.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi, tha se institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës po dëshmojnë se janë në përkrahje të iniciativave për mjedisin dhe pastërtinë, por në radhë të parë të kemi një jetë të qëndrueshme.

Luan Hasanaj nga “Let’s do it Kosova”, tha se Kosova është ndër shtetet që e ka organizuar më së miri ditën e pastrimit pasi gjithë ky mobilizim është model për shumë vende në rajon dhe Evropë. /Insajderi.com