Përmendoret pa leje në Shkup do të largohen

Përmendoret pa leje në Shkup do të largohen

Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, deklaroi se do të formojë komision që do të hetojë tërësisht punën në projektin “Shkupi 2014”.

“Gjitha përmendoret që nuk janë bërë me vendime adekuate dhe janë joligjore do të largohe”, deklaroi Bogdanoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve, të punësuarve të punojnë së bashu dhe hapur, që Qendra të bëhet vend që do të krenohen të gjithë.

Ndryshe, sot shënohet 41 vjetori i themelimit të Komunës Qendër, ndërsa duke uruar ditën e komunës, Bogdanoviq tha se atë që e ka premtuar në fushatë tanimë ka filluar ta realizojë.