Përmbytjet në Hjuston, arrin në 37 numri i viktimave

Përmbytjet në Hjuston, arrin në 37 numri i viktimave

Një e treta e Hjustonit është sot nën ujë. Ende nuk llogaritet dot me saktësi numri i personave që presin evakuimin, ndërsa numri i vdekjeve ka mbërritur në 37.

Viktima më e fundit ishte një efektiv policie, 60-vjeçari Steve Perez, i cili u mbyt kur makina e tij u rrëmbye nga vërshimi i ujrave. Perez ishte nisur për në punë në momentin që ndodhi fatkeqësia.

Autoritetet kanë marrë 60-70 mijë telefonata për ndihmë nga banorë të bllokuar. Metereologët thonë se përmbytje mund të ketë përsëri, por lajmi i mirë është se përgjatë ditëve në vijim, në rajon nuk do të ketë më shira të kësaj natyre.

Zyrtarët kanë megjithatë edhe një shqetësim tjetër: një uzinë kimike pranë Hjustonit pritet të shpërthejë apo të marrë zjarr këto ditë. Gjatë stuhisë, kompleksi Arkema humbi aftësinë e ftohjes së elementëve kimikë që duhet të mbahen në temperatura të ulta dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta parandaluar një zjarr të mundshëm. Në këtë uzinë prodhohet peroksid organik dhe kimikatet e ndodhura atje mund të bëhen të rrezikshme në kushte nxehtësie.

Reshje të dendura shiu priten gjatë tre ditëve të ardhshme nga Luizjana deri në Kentaki, ndërsa paralajmërimi i përmbytjeve mbetet në fuqi për juglindjen e Teksasit dhe jugperëndimin e Luizjanës.