Përmbysje, gjashtë gola dhe në fund fiton Chelsea (Video)

Përmbysje, gjashtë gola dhe në fund fiton Chelsea (Video)

Chelsea  ka arritur të triumfon në xhiron e nëntë të Ligës Premier.

Londinezët kanë fituar para shikuesve të vetë në stadiumin “Stamford Bridge” kundër Watfordit me rezultat 4-2.

Të besuarit e Antonio Conte erdhën të parët në epërsi përmes një goli të Pedro Rodriguezit.

Ky i fundit shënoi një supergol në të 12 minutë, kur dërgoi një goditje të fuqishme prej një distance rreth 18 metrave, i cili me ndihmën e shtyllës solli londinezët në epërsi.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=blLMA-8Krl8

Por, në vazhdim skuadra mysafire tregoi lojë më të bukur, e cila gjë i solli edhe dy gola të bukur.

Fillimisht, rezultati u barazua në kohën shtesë të pjesës së parë, kur gol shënoi Doucoure.

 Festa e lojtarëve të Watfordit

Edhe në minutat e parë të pjesës së parë të besuarit e Marco Silvas kaluan në epërsi.

Ishte Perreyra që realizoi golin e dytë për Watfordin në të katërtën minutë të 45 minutshit të dytë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=O25OvuF617Q

Megjithatë, Michy Batschayi barazoi rezultatin përmes në goli të shënuar me kokë në të 71 minutë.

Tre minuta para fundit të takimit Cesar Azpilicueta shënoi golin e tretë për Chelsean.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=PAXbrf5ihdE

Batschayi vulosi rezultatin përfundimtar në sekondat e fundit të takimit përmes golit të dytë personal, përkatësisht të rezultatit final 4-2.

Pas kësaj, Chelsea zë pozitën e katërt me 16 pikë ndërsa një vend më poshtë është Watfordi në saje të 15 pikëve.

https://www.youtube.com/watch?v=gpj5IdrBNww