Përmbaruesit Privat arkëtuan 60 milion euro për dy vite 

Përmbaruesit Privat arkëtuan 60 milion euro për dy vite 

Përmbaruesit privat në Kosovës që nga viti 2014 kur kanë filluar se funksionuari kanë arritur të arkëtojnë mbi 60 milion euro për buxhetin e vendit.

Ministria e Drejtësisë që deri tash ka emëruar mbi 20 përmbarues privat ka shqyrtuar raportet e punës së tyre, sipas së cilëve del se vetëm gjatë këtij viti janë mbledhur  mbi 22 milion euro.

Ministrja Dhurata Hoxha, deklaroi se puna e bërë nga përmbaruesit privat ka marrë vlerësim maksimal edhe nga institucionet bankare.

“Në raportet e Bankës Botërore për të bërit biznes sistemi i përmbarimit është vlerësuar si indikator kyç në rritjen e të hyrave, po ashtu në raportet e Bankës Qendrore të Kosovës, sistemi i përmbarimit ka rezultuar me uljen e kamatave si dhe ndihmën që u është dhënë institucioneve financiare, ku tanimë bankat komerciale kanë më pak vonesa me proceset gjyqësore me procedurë përmbarimore”, tha Hoxha.