Përleshjes me policisë franceze dhe qindra refugjatëve

Përleshjes me policisë franceze dhe qindra refugjatëve

Policia e Francës ka përdorë gaz lotsjellës për t’i detyruar qindra migrantë të largohen nga rruga që çonte në një qytet-port, që shihet se dalje për në Britani.

Autoritetet thanë se afro 300 migrantë nga një kamp i improvizuar, i njohur me emrin “xhungël”, i ishin afruar sot pasdite rrugës në Kale dhe dhjetëra prej tyre ishin përpjekur të hynin në autostradë.

Zyrtarët lokalë në këtë rajon verior francez thanë se migrantët kishin hedhur objekte të ndryshme kundër oficerëve të policisë, të cilët pastaj kanë përdorë gaz lotsjellës për t’i zmbrapsur ata.

Një oficer policor ka pësuar lëndime të vogla dhe një person është arrestuar, raporton AP.

Siç njofton REL, kjo përleshje u bë derisa punëtorët kanë filluar ndërtimin e një muri të financuar nga Britania, përgjatë rrugës, me qëllim që migrantët të mos mund të depërtojnë dhe me anije të ndryshme ta kalojnë Kanalin Anglez.