Sot rreth orës 09:00 janë dëgjuar disa të shtëna armësh në afërsi të shkollës së mesme “Shtjefën" />

Përleshje me thikë e armë në afërsi të një shkolle në Prishtinë

Përleshje me thikë e armë në afërsi të një shkolle në Prishtinë

Sot rreth orës 09:00 janë dëgjuar disa të shtëna armësh në afërsi të shkollës së mesme “Shtjefën Gjeçovi”.

Sipas dëshmitarit, ngjarja ka ndodhur jashtë oborrit të shkollës, ku dy persona të armatosur me thika janë përleshur me një person të tretë. Gjatë përleshjes, ky i fundit , ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në ajër, njofton Klan Kosova.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, ndërsa është duke i vazhduar hetimet.