Përleshje në Izrael pas vendimit të Trump për Jerusalemin

Përleshje në Izrael pas vendimit të Trump për Jerusalemin

Qysh nga nata e mbrëmshme, ka protesta për vendimin e Donald Trump Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, duke ngritur palestinezët në protesta, e duke pranuar kritika për vendimin përreth globit.

Një reporter i AFP-së ka ndarë disa fotografi të përleshjeve mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve në një pikë-kontrolli në Ramallah, një qytet palestinez në perëndim.

Nga fotografitë ku shihen disa goma duke u djegur, mund të mendohet se situata mund të eskalojë, pasi palestinezët janë duke protestuar qysh mbrëmë.