Përleshje masive mes tifozëve në futbollin rus [video]

Përleshje masive mes tifozëve në futbollin rus [video]

Huliganët rusë janë rikthyer në skenë me përleshje, pas imazhit të keq që dhanë në Kampionatin Evropian “Francë 2016”.

Por kësaj radhe, huliganët rusë u përplasën ndërmjet vete, në ndeshjen derbi të futbollit rus të zhvilluar sot ndërmjet CSKA të Moskës dhe Zenit St.Petersburg.

tifo

Ndeshja përfundoi pa gola, por vëmendja më të madhe mori një përleshje masive ndërmjet tifozëve të të dyja klubeve.

Përplasja nisi kur të dyja tifozeritë filluan të hidhnin mjete të forta në drejtim të dy tifozerive respektive, shkruan Dailymail.

lopat

Shteti i Rusisë po përballet me një rrezik të madh nga huliganët e futbollit, të cilët rrezikojnë të dëmtojnë edhe organizimin e Kupës së Botës, të cilin do ta bëjë Rusia në vitin 2018. /Insajderi.com