Përleshja mes tifozëve të Prishtinës dhe Dritës – përplasja mes veturave dhe ndërhyrja e policisë

Përleshja mes tifozëve të Prishtinës dhe Dritës – përplasja mes veturave dhe ndërhyrja e policisë

Tifozët e Dritës dhe ata të Prishtinës janë përleshur të dielën pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në futboll, ndërmjet të dy ekipeve.

Përleshja mes tifozëve ka ndodhur në periferi të qytetit të Pejës, në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, njoftoi të dielën në mbrëmje Policia e Kosovës.

Mirëpo, një video që është publikuar në Facebook shfaq në detaje betejën mes dy tifozerive, të cilat, përveç konfrontimit fizik me njëri-tjetrin janë përplasur edhe me vetura. Madje, disa tifozë të Dritës u ngujuan në një veturë dhe më pas u sulmuan nga tifozët e Prishtinës.

Në të gjithë këtë përleshje ndërhyri Policia e Kosovës, e cila siç shihet në video, përdori edhe gaz lotësjellës për të shpërnarë turmat e tifozëve.

Policia e Kosovës bëri të ditur dy ditë më parë, se nga kjo përleshja ishin lënduar tetë veta dhe ishin arrestuar katër të tjerë.

Për të parë videon, klikoni në linkun e mëposhtëm:

Përleshja – tifozët e Prishtinës ndaj atyre të Dritës

Pamje nga përleshja mes tifozëve të Prishtinës dhe Dritës në Pejë