Përkundër instruksioneve të Galerisë, pronari nuk mund të gënjejë për lopët: I lëshoj gjatë verës

Përkundër instruksioneve të Galerisë, pronari nuk mund të gënjejë për lopët: I lëshoj gjatë verës

Ngujimi i tetë lopëve brenda një ahuri të vendosur në oborrin e Galerisë Kombëtare të Kosovës ka ngjallur reagime të ashpra nga aktivistë për të drejtat e kafshëve, duke e quajtur këtë instilacion si “torturues për lopët”.  Madje grupi në Facebook “Të Bashkuar për Kafshët” kanë paralajmëruar edhe protestë.

Reagime ka ngjallur edhe nga akademik Mehmet Kraja i cili e ka quajtur “përdhosje të Galerisë” dhe shfrytëzim të buxhetit të varfër të Kosovës “për bagla të lopëve”, teksa vet artisti i instalacionit të titulluar “8 lopë Kosove” Sislej Xhafa ka thënë se lopët kanë përkujdesje 24 orë.

Akademik Kraja kundër instalacionit me lopë në Galeri: Buxheti i varfër i shtetit për bagla të lopëve

Por problemi me përdorimin e lopëve për këtë vepër sipas aktivistëve për të drejtat e kafshëve qëndron tek fakti se ato janë të ngujuara për 1 muaj sa do të zgjasë ekspozita.

Insajderi ishte në Galerinë Kombëtare të Kosovës për të realizuar një intervistë me drejtoreshën e saj, Arta Agani dhe pronarin e lopëve, Sylejmanin që po kujdeset për to. Kur Insajderi shkoi në Galerinë e Arteve, drejtoresha Agani ndërroi mendje dhe nuk dha intervistë.

Por jashtë kamerave ajo ishte jashtëzakonisht insistuese që pronari i Galerisë të thoshte se “i mbanë gjithmonë lopët e mbyllura”. Por siç shihet edhe në video, pronari nuk mund të gënjejë.

8 lopë Kosove të mbyllura për 1 muaj në emër të artit, plus 40 mijë euro shpenzime nga shteti

“8 lopë Kosove” titullohet vepra e tij, e cila është e vendosur në oborrin e Galerisë së Arteve të Kosovës. Aty është ndërtuar një ahur në të cilën qëndrojnë 8 lopë të mbyllura, teksa ato mund të shihen vetëm nga brenda Galerisë, ku është thyer muri për të krijuar një dritare. E krejt kjo ekspozitë e Sislej Xhafës shtetit i ka kushtuar afro 40 mijë euro.Lexo tekstit me detaje: https://goo.gl/Bqbtt7

Posted by Insajderi on Thursday, 19 July 2018

Sylejmani thotë për Insajderin se gjatë dimrit i mbanë lopët e mbyllura por jo edhe gjatë verës.

“Atje i mbajmë. Edhe atje shtallën e kemi të mirë. Gjatë verës i lëshojmë pak me kullotë, i qesim sanë e detelinë”, thotë ai. Në të njëjtën kohë ai e pranon se temperaturat e larta dhe shiu i rënë gjatë kësaj kohe (5 korrik kur është hapur ekspozita) kanë ndikuar jo mirë, megjithatë kushtet brenda sipas tij janë të mira.

8 lopë Kosove të mbyllura për 1 muaj në emër të artit, plus 40 mijë euro shpenzime nga shteti

Në grupin “Të bashkuar për kafshët”  në rrjetin social “Facebook”, dhjetëra komente janë bërë kundër mbajtjes mbyllur të lopëve.

E krejt kjo ekspozitë e Sislej Xhafës shtetit i ka kushtuar afro 40 mijë euro. Sipas Ministrisë së Kulturës, buxheti nga Galeria Kombëtare e Kosovës që funksionon brenda MKRS-së për këtë ekspozitë ka qenë 28 mijë e 583 euro.

Ambasada Amerikane në Kosovë ka përkrahur këtë ekspozitë me 4 mijë e 373 euro për honorarin, udhëtimin dhe akomodimin e artistit dhe kuratorit. Sislej Xhafa, sipas MKRS-së, ka marrë 2 mijë euro ndërsa kuratori 5 mijë euro. Ekspozita është përkrahur edhe nga Komuna e Prishtinës me 5 mijë euro.

“Buxheti gjithëpërfshirës për ekspozitën është 37.957.04 euro”, kanë thënë nga Zyra për Media e MKRS-së. /Insajderi.com