Përkujtohet polici i vrarë, Triumf Riza

Përkujtohet polici i vrarë, Triumf Riza

Në dhjetëvjetorin e vrasjes së policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Triumf Riza, familjarë, miq dhe kolegë të tij e përkujtuan atë në vendin e vrasjes në lagjen Dardania në Prishtinë.

Me lot, lule dhe shumë kujtime për të, familjaret, shokët dhe kolegët qëndruan për disa minuta pranë përmendores së ngritur nga shoqëria dhe familja e tij. Në këtë përvjetor prindërit e tij pranuan edhe një certifikatë nderimi post-mortum nga kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës për angazhim të policit të ndjerë, si sportist i shkëlqyer në fushën e fitnesit dhe badibillding në gara të ndryshme.

Polici i njësisë elite, Triumf Riza, është vrarë më 30 gusht të vitit 2007.

Për vrasjen e tij është dënuar me 37 vjet Enver Sekiraqa nën akuzën për veprat penale të nxitjes në vrasjen e ish-policit Riza dhe për detyrim.

Ndërkohë dorasi i vrasjes, Arben Berisha, është dënuar me 35 vjet burg pasi është gjetur fajtor në akuzën se ka qenë ai që e ka vrarë Triumf Rizën në vitin 2007 në lagjen Santea në Prishtinë.