Përkujtohen dëshmorët Bashkim Kerolli dhe Adem Ademi

Përkujtohen dëshmorët Bashkim Kerolli dhe Adem Ademi

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dega në Skenderaj se bashku me familjarët e dëshmorit të kombit Bashkim Kerolli nga Polaci dhe dëshmorit Adem Ademi nga fshati Galicë organizojnë sot ceremoninë përkujtimore, në vendin ku kanë rënë dëshmorët.

Ky aktivitet mbahet me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve Bashkim Kerolli dhe Adem Ademi te vendi i quajtur Rrasa e Zogut te kufiri Shqipëri – Kosovë, me ç’rast organizohet ngjarje përkujtimore.

Me këtë rast, të gjithë bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të marrin pjesë në këtë përvjetor.

Organizimi bëhet nga fshati Polac ku nisja nga Lapidari tek lisat për në Junik bëhet nga Forca e Sigurisë së Kosovës për tek vendi i rënies së Dëshmorëve.