Kryetarin i Kuvendit, Kadri Veseli ka reaguar pas vdekjes së Fadil Vokrrit.
Veseli ka shkruar se Vokrri do të mbetet përjetësisht legjendë e Kosovës.
“Përjetësisht Legjendë. Përjetësisht falënderues e mirënjohës ndaj veprave dhe sjelljes Tuaj. Sot futbolli ynë, sporti ynë dhe Kosova ka humbur shumë. Do të na mungosh Legjendë!”, ka shkruar Veseli në Facebook.