Përjashtohet studentja që pyet Thaçin “A je president i Klanit Pronto”  

Përjashtohet studentja që pyet Thaçin “A je president i Klanit Pronto”   

 

Një studente e Kolegjit UBT është përjashtuar nga ligjërata e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që po mbahet në këtë kolegj.

Ajo e ka pyetur të parin e vendit gjatë fjalimit të tij se “A është President i Klanit Pronto”.

Pas këtij veprimi i menjëhershëm ka qenë reagimi i sigurimit të presidentit Thaçi duke e përjashtuar nga salla ku po mbahej ligjërata.

Gjatë kësaj ligjërate para studentëve , kreu i shtetit është duke folur për propozimin e tij për krijimin e ushtrisë si dhe zhvillimeve aktuale në vend./Insajderi.com