Përgjimi i Toto Riina në burg: Kështu e vrava gjeneralin Dalla Chiesa

Bosi i Bosëve, Toto Riina, kur ndodhej në burg, është përgjuar duke rrëfyer një prej vrasjeve më të bujshme të Cosa Nostra-s, atë të prefektit të Palermos, një prej pikave të kthesës në luftën e shtetit italian kundër mafias. Dhe disa zbulime të tjerë…

Përgjimi i Toto Riina në burg: Kështu e vrava gjeneralin Dalla Chiesa

Nga Burgu i Opera-s, Toto Riina ka ripërshkruar krimin e vrasjes së gjeneralit Dalla Chiesa, bashkëshortes së tij, Emanuela Setti Carraro dhe oficerit të shoqërimit, Domenico Russo, duke rrëfyer se madje ka marrë pjesë edhe vetë në vrasje.

“Sapo ai doli me të shoqen, e ndoqëm nga distanca dhe … bam… bam”.

Dhe më tej vazhdon duke rrëfyer eksperiencën e tij si vrasës në moshën 52 vjeç.

“Në goditjen e parë, në goditjen e parë – vazhdon – shkuam ne të tjerët… ishim shtatë apo tetë, nga ata të tmerrshmit… ishim të tmerrshëm. Ndërkohë ai kishte vdekur, por edhe pse ishte i vdekur vazhduam të qëllonim”. Riina është i goditur, acarohet, bën shenjë disa herë sikur po qëllon dhe tallet me bijtë e gjeneralit (“Ndonjëherë qesh me të bijën e Canale 5, ajo është e apasionuar pas të atit”).

Zbulimi bie ndesh megjithatë me dëshmitë e të penduarve, Calogero Ganci dhe Francesco Paolo Anzelmo, të cilët nuk kanë folur asnjëherë për bosin e bosëve të hipur mbi motorr, apo brenda një automjeti duke qëlluar gjeneralin. Ashtu si ka ndodhur edhe për sulmet e ’92, Riina pohon se e ka marrë ai vendimin për vrasjen, duke thënë se “Dalla Chiesa kishte nisur të shikonte në banka”.

Dhe thotë se gjithçka e ka vendosur vetë: “Ata (bijtë) janë të bindur se babain ua vrau shteti – thotë Riina – por ka vetëm një njeri dhe kaq, ai ka marrë ndëshkimin nga njëri prej atyre që nuk do të lindin më”.

Lorussos, Riina i rrëfen detajet e vendimit të tij dhe origjinës së urdhërit të vdekjes: “Kur dëgjova në televizion që ishte emëruar prefekt i Palermos për të shkatërruar mafian, thashë: Të bëhemi gati, të bëjmë gjithçka gati për t’i dhënë mirëseardhjen”.


Dhe kujton që ka thirrur në kauzë Pino Greco Scarpuzzeddan, një prej krerëve më të fuqishëm të mafias në vitet ’80, që më pas u vra me porosi të vetë Riinës: “Të nesërmen i thashë: Pino, Pino, përkushtoihu pak, shko dhe gjej këto gjëra… të përgatisim armë, të përgatisim gjithçka”. Dhe pothuajse shpreh hidhërim për faktin që nuk e vrau para “hotelit”, ndoshta vila e tij. “Mund ta bëja atje, për të qenë më spektakolar në hotel, megjithatë këto gjëra mua më bezdisin”.

Për Toto Riinën, bosin e bosëve të mafias italiane për një kohë shumë të gjatë, Dalla Chiesa ishte një njohje e vjetër që kur Prefekti ishte një toger i ri në moshë i Armas, në vitet ’60 në Corleone: “Ky filloi nga Corleone. E bënë toger në Corleone, në kazermën e Corleones… Dhe Corleone ia futi…”.

Por dëshmitë zyrtare tregojnë një realitet të ndryshëm nga fjalët e bosit korleonez të mafias, duke filluar nga fjalët e mjekut mafioz Giuseppe Guttadauro, të kapura nga një përgjues i vendosur në shtëpinë e tij: “Përse duhej t’ia bënim këtë favor”.

Duke folur me një tjetër mjek që ishte pranë bosëve, Salvatore Aragona, i cili kishte pranuar se kishte dërguar tek Toto Cuffaro porositë e mafias, bosi shprehet i bindur se duke vrarë Dalla Chiesan, Cosa Nostra i kishte bërë një nder dikujt. Një zbulim që është në sintoni me fjalët e të penduarit Tullio Cannella, i cili i ishte ankuar se i ish dashur të organizonte krimin:

“Kjo vrasja e Dalla Chiesas nuk na duhej… Do të duhen të paktën dhjetë vite për të riekuilibruar varkën”. Greco kishte lënë të kuptohej qartë se prapa vrasjes nuk ishte Riina, por Provenzano. “Sidoqoftë pata një shaka të vogël në këtë vrasje, dhe këtë shaka ma bëri Provenzano”.

Klima përreth prefektit është gjithnjë e më e errët dhe ditën para ngjarjes, Dalla Chiesa i thotë të shoqes:

“Nëse më ndodh diçka, merr ato që … i di ti. Kam shkruajtur gjithçka e zeza mbi të bardhë”. Por nuk do të gjendej asgjë.
Ajo që konfirmoi që niveli i sekreteve ishte shumë i lartë, ishte vetë bashkëshortja, Emmanuela, e cila i kishte thënë mamasë: “Di gjëra kaq të rënda, kaq të mëdha, por nuk mund të t’i them sepse Carlo Alberto më detyroi të betohem. Megjithatë të siguroj që as nuk do mundje t’i besoje, sepse këto gjëra kanë të bëjnë me njerëz që ne i njohim shumë mirë”. /Il Quotidiano/ Bota.al