Përgjimet e reja: Edhe gratë pjesë e trafikut të drogës në klanin Habilaj

Përgjimet e reja: Edhe gratë pjesë e trafikut të drogës në klanin Habilaj

Ishte data 19 nëntor 2013 kur Moisi Habilaj kthehej ne Itali, duke zbarkuar ne Bari, sipas listës së pasagjerëve që ka vënë në dispozicion vetë kompania “Adria Ferries”.

Pas mbërritjes në Pulia u bashkua me një tip të quajtur Asllan, shqiptar dhe shok rrug, po kërkonte informacion se ku e kishte lëne makinën vëllai i tij Florian (Lolo) me të cilën të shkonte me tej në Sicili. Asllanin do ta merrte me vete deri në Messina.

Gjatë rrugës Mosisiu përmes gruas së tij Lina fiksonte takimin me Meridian Sulaj. Pasi u takuan ata diskutonin rreth ngarkesës që i ishte sekuestruar në gusht.

Meridian: Po nese flisnin keta gjerat do shkonin ndryshe

Habilaj: Po sigurisht qe do ndryshonin gjerat,

Meridian: sigurisht, rri i qete, kjo eshte nje gje e imja tani

Habilaj: Gjerat do ishin ndryshe

Merdian: Sepse vetem atje ndodhi, nuk duhet te ndodhte kjo. T’i q.. robt, une doja te shkonte mire kjo, keshtu ti shikon se cdo 10 dite do e kesh ketu ‘makinen’, cdo 10 dite Patrasso-Catania

Meridian: Do kishim mbaruar, gjysma e punes ishte brenda, gazetat thone se 3-4 pako i mori deti, te zinjte (policet) ishin te gjithe kalamaje

Habilaj: te kisha nje kallashnikov do i kisha shtrire, bam, bam, bam/Panorama