Nga bisedat e përgjuara ndërmjet anëtarëve të grupit Habilaj, në dosjen prej më shumë se 400 faqe të Italisë, përfshihet edhe Kosova.

Përgjimet e narkomafias së rastit Habilaj shtrihen edhe në Prishtinë

Përgjimet e narkomafias së rastit Habilaj shtrihen edhe në Prishtinë

Nga bisedat e përgjuara ndërmjet anëtarëve të grupit Habilaj, në dosjen prej më shumë se 400 faqe të Italisë, përfshihet edhe Kosova.

Biseda:

Seiti: Dreqi ta hajë, duhet të shkoj edhe në Prishtinë sapo të zbres në Vlorë…

Sulaj: ..Hëëë.. për atë..

(Flasin duke ulur zërin..)

Seiti:…nuk e arrij dot në kohë..sepse ai mbyllet në orën 14:00..nga ora 08:00 deri në 14:00…për shembull..nëse ti shkon se ke për të marrë 200 mijë euro..ai të thotë për sot kam bërë vetëm 100 mijë.

Sulaj: Janë preciz vëlla

Seiti: Ai atje..në Prishtinë….ai i ka dorëzuar 200 mijë, por ky që bën transaksionin..ka fituar 14 mijë euro, 100%.

Sulaj: I merr ai?

Seiti: Por normal, ajo është puna e tij.

Sulaj: Po për këtë transaksion, merr vetëm nga ty apo edhe nga ai tjetri?

Seiti: Jo…jo..unë s’kam të bëj..unë marr lekët cash. Kam bërë marrëveshjen që në Milano..për të marrë lekët unë shkoj në Prishtinë..sepse këtu nuk mund të marrësh lekë cash.

Sulaj: Po..

Seiti: Çfarë bën? Unë mund të shkoj direkt ..dhe të marr në një orë 140 mijë euro..

Sulaj: Janë shumë të organizuar ata..

Seiti: Nuk ka kështu..jo prit nesër..jo sa ke..merr lekët dhe kaq.

Seiti: Ti mos shih se si i marrim në paratë kështu..se paratë t’i marrin e t’i sekuestorojnë kështu siç i marrim ne…

E megjithatë ende nuk dihet nëse vendi që do të marrë paratë është institucion shtetëror, financiar, biznes privat apo person tjetër i përfshirë në këtë grup të dyshuar kriminal.

Vlen të theksohet se shumicën e rasteve në aksionet e policisë droga e konfiskuar e ka pasur prejardhjen nga Shqipëria.