Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u është përgjigjur pretendimeve të zyrtarëve të PDK-së në Prishtinë, të cilët kanë hedhë një sërë akuzash ndaj tij.
Madje për Ahmetin kanë thënë se me buxhet komunal ka financuar bandat kriminale.
Kurse kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se, kur të akuzuarit për korrupsion japin kritika të tilla, ai është i bindur se komuna është në rrugë të mbarë.
“Kur të akuzuar për korrupcion e uzurpatorë të tokave flasin me akuza për komunën tonë e di që jemi mirë e në rrugë të drejtë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com